Deputetja e VV-së thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për presidentin e ri

- Advertisement -

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se LVV-ja është e gatshme të vazhdojë bisedimet me partitë opozitare për të gjetur një emër konsensual për president të ri, i cili do të bashkonte partitë politike për t’i siguruar votat e nevojshme. Në një bisedë për RTV21, deputetja Kryeziu tha se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të postit të presidentit.

“LVV-ja që në fillim ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me partitë opozitare, duke u takuar edhe me dy prej tyre, para të cilave kemi dhënë edhe propozimet tona dhe, në të njëjtën kohë, kemi kërkuar prej tyre që të na japin propozimet e tyre, në mënyrë që të shohim mundësinë e gjetjes së një konsensusi dhe t’i drejtohemi seancës së Kuvendit me deputetë të cilët do të votonin për një president të ri të Kosovës.”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit