-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Deputetja e VV-së: S’po mund ta përmbushim agjendën tonë politike, po na saboton gjyqësori

- Advertisement -

Ankesat e partisë në pushtet nda pushtetit gjyqësor nuk kanë të ndalur. Edhe deputetja e LV-së, Fjolla Ujkani, ka kritikuar sistemin e drejtësisë.

Ajo ka bërë me dije se ky pushtet qëllimshëm po i saboton pushtetin pozitiv.

Gjithçka lidhet zinxhir, sepse ne kemi ardhur këtu me një premtim të madh për një ndryshim rrënjësor në të gjitha sferat e institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe po e shohim se po hasim në vështirësi dhe në sabotazh nga krerët e institucioneve kompetente siç janë gjyqësori dhe prokuroria dhe po e shohim se cilat lëndë u gjejmë shkelje dhe të gjetura nëpër ministri ku ministra të ndryshëm udhëheqin në to”, ka thënë ajo për EO.

Çka është problemi në mes prokurorisë dhe ministrave të cilët po dalin dhe publikisht po dalin dhe po denoncojnë raste për keqpërdorime brenda institucioneve relevante dhe kjo padyshim që është një vështirësi e madhe dhe nuk po mundemi ta përmbushim agjendën tonë politike ashtu siç e kemi premtuar por me gjithë ato mundësi dhe kapacitete që i kemi po besoj se ne jemi në rrugën e duhur dhe nuk e kemi ndër mend të ndalemi”, ka deklaruar Ujkani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit