16.2 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Deputetja e VV-së: ShBA-ja mund t’i vendosë sanksione Kosovës, por nuk ka ndëshkim më të madh se Asociacioni

- Advertisement -

Sipas mediumit “Euronews Serbia”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Këshillit të Evropës të mos e vendosë në agjendë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

E për këtë çështje deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kjo është arma e vetme për përdorur që Qeveria të ndryshojë mendje për themelimin e Asociacionit.

Pasi sipas saj, përkundër masave ndëshkuese që mund të merren në drejtim të Kosovës, nuk mund të ketë ndëshkim më të madh se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Personalisht mendoj që mund të ketë sanksione të formës së tillë, sidomos ato që prekin procesin e integrimit. Është arma e vetme që mund të përdoret në këtë rast në drejtim të Kosovës për ta bërë të pranojë një marrëveshje të tillë. Sepse nëse na bllokohen këto procese tepër të rëndësishme për ne, sigurisht ata mund ta shohin si një formë për ta bërë Qeverinë ta ndryshojë mendjen. Megjithatë, përkundër krejt këtyre masave ndëshkuese që mund të merren karshi Kosovës, prapë nuk besoj që ka ndëshkim më të madh se krijimi i Asociacionit në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kryeziu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Prandaj në këtë pikë, Kryeziu vlerësoi se është momenti i duhur ku duhet të ngriten diskutime shumë serioze, qoftë nga partitë politike apo edhe nga anëtarët e shoqërisë civile.

“Absolutisht nuk është e pranueshme që në këto momente të krijohet një asociacion i tillë”, shtoi më tej Kryeziu.

Ndërsa, në një përgjigjje për teve1.info, ambasada amerikane ka thënë se qëndrimi i ShBA-së është i qartë se Asociacioni duhet të themelohet tani. Megjithatë kanë shtuar se nuk mund të komentojnë “mbi korrespodencën e pretenduar diplomatike.”

Të ngjashme

Të fundit