Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, në një intervistë në emisionin “Info 10” në Kanal 10 ka folur për ngjarjet aktuale dhe krizat në Kosovë.
Kryeziu-Hyseni tha se qytetarët do të falëndërohen Qeverisë Kurti që nuk e kanë votuar projketligjin për tërheqjën e Trustit.
“Jam e bindur që qytetarët do të na falënderohen më vonë për faktin që nuk e votuam Trustin. Mos të harrojmë që është krijuar një precedent shumë i rrezikshëm kur është lejuar tërheqja e 10%. Ajo qka do të ndodhte është se do të krijonim një skandal tepër të madh në një proces shumë të rëndësishëm financiar siç është kursimet pensionale”, tha ajo.
Sipas saj tërheqja e mjeteve nga Trusti demton rëndë ekonominë dhe do të ishte një problem shumë i madh për gjeneratat e ardhshme.
“E rëndësishme është të mos e lejojmë të ndodh një gjë e tillë. Është një problem jashtëzakonisht i thellë që do të ja linim pas gjeneratave që do të vinin”, tha më tej Kryeziu Hyseni.