15.4 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

Deputetja e VV-së: Letra e Kurtit nuk është dorëzim para LDK-së

- Advertisement -

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka komentuar ftesën e Kurtit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes të cilës i kërkohet koalicion.

Kryeziu për RTV21 ka thënë se kjo letër nuk është dorëzim i LVV-së para LDK-së, por tentativë për të gjetur një zgjidhje.

‘’Unë nuk besoj se letra e kryeministrit në drejtim të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku është dorëzim i LVV-së, por edhe një herë tjetër po e dëshmojmë se jemi të gatshëm për gjetje të zgjidhjes. Ky nuk është dorëzim është thjesht dëshmi e asaj se LVV-ja asnjëherë nuk ka qenë bllokuese dhe as nuk do të jetë bllokuese”, tha Kryeziu.

Të ngjashme

Të fundit