Home Lajme Deputetja e VV-së kritikon LDK-në për Fondin Sovran: Në 2020 e votuat, tash po e dërgoni në Kushtetuese

Deputetja e VV-së kritikon LDK-në për Fondin Sovran: Në 2020 e votuat, tash po e dërgoni në Kushtetuese

0
Deputetja e VV-së kritikon LDK-në për Fondin Sovran: Në 2020 e votuat, tash po e dërgoni në Kushtetuese

Deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci ka kritikuar LDK-në pasi e dërgoi Fondin Sovran në Kushtetuese.

Sipas saj, në vitin 2020 ky subjekt politik e kishte votuar si pjesë të programit qeverisës.

“Në bazë të Global SWF, janë 175 Fonde Sovrane në mbarë botën, përfshirë këtu vende sikurse Slovenia, Greqia, Irlanda, Norvegjia etj. Por, ky fakt, s’po e ndalon dot LDK-në që dorë për dore me PDK-në, të marrë udhë tek Gjykata Kushtetuese, të cilën, po e konsiderojnë si zyrë ankesash për defetizmin e shterpësinë e ideve që i ka kapluar.” – ka shkruar ajo.

Tutje, Statovci ka pyetur se si u menaxhuen asetet publike, duke marrë shembull Telekomin.

“Ne vitin 2011, kishte 51.5 milion fitim, kurse në vitin 2016 shënoi humbje 51.1 milion euro. PËR VETEM 5 VITE, DIFERENCË PER 102.6 MILION EURO, ky është talent i vecantë shkatërrues. Kurse tani, Telekomi raporton fitim neto 5.9 milion euro (janar-nentor 2023).” – ka shkruar ajo.

Sipas saj, në vend se të dërgohen këto në prokurori, po dërgohen “reformat” në Kushtetuese.

Exit mobile version