-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Deputetja e VV-së kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë.

Pacolli ka deklaruar se në raportin e Parlamentit Evropian është thënë se “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.

Sipas Pacollit, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe ato online

Teksa ka përmendur si burim të fjalëve të saj këtë raport të Parlamentit Evropian, Pacolli ka kërkuar vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë për të marrë masa dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave si dhe indetifikimin e pronësisë së mediave në Kosovë.

“Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën si dhe me indentifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë Pacolli në Kuvendin e Kosovës teksa ka folur për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit