Deputetja e VV-së, Arijeta Rexhepi, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin e fundit.
Ajo ka bërë me dije se me këtë aktgjykim Kushtetuesja ka tejkaluar kompetencat e saj.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ajo ka thënë se pritjet e kësaj partia në raportim me këtë aktgjykim kanë qenë tjera.
“Gjykata Kushtetuese ka bërë një tekst, ku duket se ka anashkaluar apo edhe ka kaluar kompetencat e saj. Sepse, ka marrë një vendim, i cili nuk është i bazuar në Gjykatën Kushtetuese. Është një pjesë që nuk është fare në Kushtetutë, e as në ndonjë rregullore të Kuvendit. Këtu shihet se Gjykata Kushtetuese ka bërë një tejkalim të kompetencave të saj. Nga Gjykata Kushtetuese kemi pritur që të jap një sqarim të saktë për të dalë nga situata”, ka thënë ajo.