13 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Deputetja e PDK-së: Nuk besoj se do të ketë Qeveri të dielën

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, nuk beson se do të ketë qeveria Kurti 3.

Ajo ka bërë me dije se VV-ja nuk i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Në një prononcim për RTV21, ajo ka mohuar zërat se mund të ketë një bashkëpunim në mes të PDK-së dhe VV-së.

“PDK-ja nga fillimi ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj. Edhe kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, menjëherë pas shpalljes së rezultateve e ka bërë qëndrimin tonë të qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim dhe marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së. Këto nuk qëndrojnë dhe dua të kthehem prapë tek ajo që thashë, qëndrimi jonë ka qenë i qartë prej fillimit dhe vazhdon të mbetet i njëjtë. Mbetet të shihet, por nuk besoj se do të ketë Qeveri të dielën”, ka thënë Salihu.

Të ngjashme

Të fundit