16.1 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Deputetja e PDK-së: “Në vend se me fol për Banjskën e Radojçiçin në Bruksel, sot flitet për dinarin”

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pas diskutimeve që u mbajtën të martën në Bruksel për çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë.

Hoxha ka thënë se në Bruksel është dashur të diskutohet për sulmin në Banjskë dhe për kriminelin Millan Radojiçiq.

D.m.th. në vend se me fol për Banjskën e Radojçiçin në Bruksel, sot flitet për dinarin.” – ka shkruar ajo.

Talent, se jo mahi…për qështje teknike” – ka shkruar ajo në Facebook.

Reagimi i saj vjen pasi Qeveria Kurti kishte thënë se çështja e ndalimit të dinarit nuk do të diskutohet në Bruksel.

Përndryshe të martën në Bruskel është diskutuar për dinarin. Pjesëmarrës nga Kosova në këto takime ishte një delegacion i Bankës Qendrore të Kosovës.

Ata u takuan me emisarin special të BE-së për dialogun Kosova-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ky takim erdhi pas hyrjes në fuqi të Rregullores së BQK-së për Operacione me Para të Gatshme që parasheh valutën euro si monedhë të vetëm zyrtare në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit