8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Deputetja e PDK-së: LV-ja terrorizonte institucionet dhe shoqërinë kundër marrëveshjeve me Serbinë

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë të martën se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje (LV) për vite më radhë “kanë terrorizuar institucionet dhe shoqërinë”, për marrëveshjet me Serbinë që i cilësonin “tradhti”, ndërsa tani po i nënshkruajnë ato – po të njëjtat.

“Të njëjtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si ‘akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë’ si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (‘Elektrosever’) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në Facebook.

Postimi i plotë:

Vetëvendosje që kishte ndërtuar kauzë politike duke demonizuar çdo marrëveshje me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetur nga SHBA-të, sot në pushtet u dakorduan për implementimin e marrëveshjeve të njejta, duke i cilësuar si të arritura.

Të njejtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si “akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë” si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (Elektrosever) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës.

Me këtë narrativë Kurti me partinë e tij, për vjet me radhë terrorizoi institucionet dhe një shoqëri të tërë. Sot, pikë për presje Vetëvendosje po ju referohet marrëveshjeve të kaluara, duke i mbështetur ato pa asnjë ndryshim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit