6.6 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Deputetja e PDK-së: Kurti i sheh mërgatën vetëm si votë dhe monedhë

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se cka ka bërë për diasporën dhe sa ka vlerë diaspora për të.

Madje përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti e sheh diasporën vetëm si votë dhe monedhë.

“Diasporën t’i e sheh veç si votë dhe monedhë. Nga dita e parë e qeverisjes tënde deri më sot, nuk e ke sjell Ligjin për Diasporën, përveç që e ke prolonguar dhe trajtuar krejtësisht si të parendësishme. Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

Kryeministër, a ke tregu sa ke bërë për diasporën e sa vlen diaspora për ty?

Diasporën t’i e sheh veç si votë dhe monedhë. Nga dita e parë e qeverisjes tënde deri më sot, nuk e ke sjell Ligjin për Diasporën, përveç që e ke prolonguar dhe trajtuar krejtësisht si të parendësishme. Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës.

Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe! Krejt çfarë duan diaspora nga Ju e nga ne si klasë politike është të punojmë me nder, mençuri e dinjitet për vendlindjen e tyre.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=475865984548343&id=100063748358568

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit