7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Deputetja e PDK-së: Këto janë arsyet pse duam komision hetimor lidhur me subvencionimin për blerjen e teksteve

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, në emër të PDK-së ka paraqitur kërkesën për Komision Hetimor.

Kjo për të zbuluar arsyet dhe detaje të tjera lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore për vitin 2023-2024.

“Për të parë e vlerësuar koston që ka pasur procesi i subvencionimit të teksteve shkollore, për të kuptuar arsyet e dështimit për të furnizuar me libra falas, për të vlerësuar nëse të gjithë nxënësit janë pajisur me tekste shkollore, për të parë pse ka dështuar blerja nga shtëpitë botuese, si grup parlamentar kemi propozuar këtë komision hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2023-2024”, tha Zejnullahu, raporton Nacionale.

“Në vijim do të prezantojë edhe arsye të tjera pse ky komision është i domosdoshëm: derisa ligji në fuqi ka përcaktuar se shkollimi fillor është i detyrueshëm, MASHT ka dështuar të ofrojë tekste falas për nivelin fillor e të mesëm. Këtë dështim, Ministria e ka arsyetuar me negociatat me shtëpitë botuese, siç u tha për shpërputhje mes çmimeve. Megjithatë, MASHT-i nuk ka ofruar asnjë dëshmi. Zyrtarët e ministrisë kanë ofruar akuza që nuk tregojnë asgjë, që pas një dekade nxënësit të mos pranojnë tekste falas”, tha ajo.

“Me këtë vendim nxënësit e nivelit të dytë nuk kanë fare tekste të reja shkollore, e as subvencionim. Ata kanë përdorur tekstet e vitit paraprak që janë të papërdorshme”, deklaroi deputetja e PDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit