Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar fjalën përfundimtare të avokati të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilën po e mban në Hagë.
Ajo ka bërë me dije se avokati i Thaçit po shkatërron narrativen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Në profilin e tij në Facebook, ajo ka kërkuar drejtësi për çlirimtarët.
“Avokati i Hashim Thaçit shkatërron narrativën e Prokurorisë: Tribunali për ish-Jugosllavi nuk e dënoi Milutinoviç-in se ishte figurë politike edhe pse shteti i tij kreu krime, ndërsa ju po kërkoni që Thaçin që ka qenë udhëheqës politik i UÇK-së të dënohet. Drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar ai






