12.8 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Deputetja e PDK-së: Albin, Beogradi nuk është kundër teje, por kundër shtetësisë së Kosovës

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Beogradi është kundër tij, duke iu referuar zhvillimeve në veri të vendit.

Musliu ka thënë se Beogradi nuk është kundër Albinit, por kundër Kosovës.

“Unë nuk jam kundër juve, por Beogradi është kundër meje“ (Albin Kurti).  Një fjali e çuditshme e cila pasqyron egoizmin e sëmurë  të Albin Kurtit.  Albin, qëndrimi i Beogradit nuk është qëndrim kundër një personi dhe në politikë nuk ka  ‘juve’ në njërën anë dhe ‘meje’ në anën tjetër.  Albin, Beogradi nuk është kundër teje, por kundër shtetësisë së Kosovës dhe për këtë nuk kursen sakrifikimin e një grusht serbëve në veri të vendit tonë.  Kurse ti Albin, për Kosovën shtet nuk je në gjendje të sakrifikosh as egon tënde të sëmurë”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit