Zgjedhjet në Shqipëri mbahen të dielën më 14 maj.
Ndërkaq e shtuna, 13 maji është heshtje zgjedhore.
Megjithatë deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sorina Koti vendosi që ta thyejë heshtjen.
Këtë e bëri përmes një postimi në Facebook, duke e përkrahur kandidatin për Pustecin, Pandi Jani.
“Pasuritë natyrore të Prespës, do kthehen në dorën e banorëve! Pusteci: pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime, pa zhvillim! Jo më një Pustec i varfër! Pusteci do votojë për Pandi Janin! Pusteci në dorën tuaj”, shkroi Koti në Facebook.
Shqipëria nesër voton për kryetar bashkie.
Postimi i plotë:
https://m.facebook.com/sorina.koti/posts/10230708330473199?wtsid=rdr_0KWMwIeDCFIHT3YrC