Jeta Statovci, deputete e partisë Guxo, ka shkruar një status, në të cilin ka folur për fuqizimin e pasaportës së Kosovës.
Ajo ka publikuar një grafikë, që tregon ngritjen e pasaportës së Kosovvës në vitin e fundit.
Sipas Statovcit, Kosova është në vendin e parë në botë për përshpejtimin në fuqizimin e pasaportës.
“𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐛𝐨𝐭ë 𝐦𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐧ë 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐭ë 𝐩𝐚𝐬𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐬.
Pasaporta është identitet i shtetit 🇽🇰, është krenari e mburrje, forcimi i saj është forcim i prestigjit, dinjitetit.
Diplomacia jonë është tërësia jonë, e popullit tonë bashkë me institucionet tona. Kosova po bëhet, pavarësisht sfidave.” – shkroi ajo.