25.6 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Deputetja e LDK-së: Vetëvendosje e bllokoi Kuvendin për një post krejtësisht jorelevant

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës që po e mban Kuvendin e Kosovës të paralizuar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi punën e tij deri në fund të shtatorit.

Kushtetuesja e mori këtë vendim pas shpalljes së Kuvendit si “të kotnstituuar” nga kryetari Dimal Basha, ndonëse ende nuk ishte zgjedhur njëri nga nënkryetarët që duhet të vijë nga radhët e komunitetit serb.

Në një intervistë në emisionin Pressing, Kica-Xhelili e quajti të pakuptimtë dhe të dëmshme këtë situatë, duke theksuar se Kuvendi dhe shteti po mbahen peng nga një pozitë që në praktikë nuk ka pasur asnjë ndikim real.

“Për çka? Për nënkryetarin e pestë të Kuvendit – pozitë krejtësisht jorelevante, të cilin e kanë mbajtë Lista Serbe për katër vite që shkuan. Ta pyesh ti sot këtë qeveri në detyrë a mund të na tregosh një gjë të vetme që ka mbërri me ta blloku ty qai nënkryetari i pestë, nuk kanë çfarë të thonë. Por kanë shumë çfarë të thonë kur vie puna që ta bllokojnë një shtet të tërë në emër të një nënkryetari të pestë irelevant” – tha ajo ne Pressing.

Të ngjashme

Të fundit