Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin është virus për sektorin e shëndetësisë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësore në Spitalin e Mitrovicës është alarm për sistemin e shëndetësisë.
Ajo tutje ka thënë se cdo ditë e më shumë po përballemi me ikjen e mjekëve si pasojë e kushteve dhe hapësirës së cunguar.
“Qeveria Kurti ‘virusi’ që po e rrezikon shëndetësinë! Largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës është alarm i për sistemin shëndetësor, i cili çdo ditë e më tutje po ballafaqohet me ikje të mjekëve, si pasojë e kushteve dhe hapësirës së cunguar në përmbushjen e detyrave të tyre, gjë për të cilën fajet i ka politika e cila duhet të mbaj duart larg nga shëndetësia. Ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe pasojat, fatkeqësisht do të jenë fatale për vendin.” – ka thënë ajo.