8.6 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Deputetja e LDK-së: Nuk ka befasi – s’do jemi në koalicion me Vetëvendosjen

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se nuk do të ketë befasi.

Ajo tha se partia që ka shumicën duhet të ketë shumicën edhe për qeveri edhe për kryekuvendar dhe u shpreh se këtë e presin në seancën e sotme.

“Nuk mendoj që do të ketë befasi, numrat e zgjedhjeve kanë treguar fuqinë politike, i kanë treguar se secila parti çka ka obligim, andaj nesër ne presim që secila parti të jetë në ballë të detyrës, duke përmbushur edhe obligimet kushtetuese që kemi”.

“Ne mendojmë që fuqia jonë si parti e tretë, është e pozicionuar tashmë, kështuqë ne mendojmë që partia që ka shumicën, duket të rezervojë shumicën edhe për zgjedhjen e kryekuvendarit, andaj presim prej saj që ta ketë shumicën edhe për qeveri edhe për kryekuvendar dhe këtë e presim nesër”, tha ajo.

Në lidhje me atë se a mund të befasojë LDK-ja me koalicion nesër, Lushaku-Sadriu është shprehur se nuk do të ndodh një gjë e tillë.

“Nuk do të ketë befasi nesër, ne qëndrimet tona i kemi sistematike, i kemi pasur qëndrime me të cilat u kemi premtuar qytetarëve për një udhëheqje të qeverisë dhe meqë rezultatet na kanë dhënë këtë fuqi, ne do të jemi brenda mandatit tonë kushtetues dhe poashtu si qëndrim kemi thënë se nuk do të jemi në koalicion me Vetëvendosje dhe poashtu do të jemi të hapur nëse shterren të gjitha mundësitë kushtetuese që i takojnë partisë më të madhe në vend”, u shpreh tutje Lushaku-Sadriu.

 

Të ngjashme

Të fundit