Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është dhe do të mbetet obligim ndaj Kosovës për ta themeluar.
Sipas saj, kryeministri Albin Kurti e kishte kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas saj, i njëjti tani do ta nisë formimin.
“Unë e di dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë se Marrëveshja e Ohrit ka të bëjë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pra me kompetenca ekzekutive. Asnjë pikë e asnjë presje nuk do të hiqet sepse është obligim për Kosovën”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
“Ka qenë ky kryeministër që ju e dini se e ka kallë Kuvendin, e ka gjuajtur policinë, ka gjuajtur me zollë, dhe po tani po i bënë ato vet, vet po e bën ‘Zajednicën’ e Asociacionin. Sa kemi qenë ne gjithçka ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Asnjë pikë e asnjë presje nuk do të largohet, është dhe do të mbetet obligim nga Bashkimi Evropian për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.