22 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Deputetja e LDK-së i përgjigjet presidentes: A nuk janë fëmijët në shkolla prioritet dhe siguri nacionale?

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cila ka folur për kushtet e shkollave në kryeqytet.

Lushaku-Sadriu, e cila ka qenë drejtoresh e Arsimit në Komunë të Prishtinës, ka vlerësuar se është e pabesueshme se si presidentja përdor kushtet e vështira të një shkolle për të ndërtuar një rrëfim për “sakrificën” e saj.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar një pyetje për presidenten.

“Është e pabesueshme se si një Presidente përdor kushtet e vështira të një shkolle për të ndërtuar një rrëfim për “sakrificën” e saj; për t’u distancuar nga përgjegjësia për arsimin publik dhe për të sulmuar mediat e gazetarët. Tri probleme serioze të përmbledhura në një sulm publik! Si ish-drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, ndjeva obligim të reagoj ndaj keqpërdorimit të emrit të një shkolle me nam të kryeqytetit, që ka formësuar fëmijë, të cilët sot janë personalitete të shquara””, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Shkolla “Ismail Qemali”, me afro 3000 nxënës, është ndërtesë e vjetër, për të cilën tashmë është siguruar fondi për renovimin e tërësishëm vitin që vjen. Deri atëherë, komuna ka ofruar tabela digjitale, kurikulë digjitale dhe kushte, për aq sa e lejojnë mundësitë buxhetore. Nga viti tjetër, fëmijët e “Ismail Qemalit” do të kenë shkollë të re dhe moderne. Se, nxënësit e kësaj shkolle e meritojnë, tregojnë rezultatet e jashtëzakonshme që ata i arrijnë në gara. Por le ta kujtojmë se për pesë vite, Presidentja dhe partitë e saj satelite në pushtet e kanë injoruar arsimin, shkollat, fëmijët, prindërit dhe mësuesit! Mësimdhënësit janë lënë të vetëm, pa rritje të mjaftueshme pagash, pa kushte minimale pune; nxënësit pa kushte elementare mësimi, prindërit me kosto të larta për qëndrimet jashtë orarit, të cilat shkollat nuk kanë kapacitete t’i ofrojnë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit