4.1 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Deputetja e LDK-së: Gjysma e popullit dëshiron të ikë nga vendi faji i kësaj Qeverie

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka ngritur në Kuvend shqetësimin lidhur me të gjeturat e hulumtimit të Pipos, ku gjysma e qytetarëve të Kosovës, janë shprehur të interesuar të largohen nga vendi.

Krasniqi tha se kjo vjen si pasojë e qeverisë që e ka zhtyur vendin në varfëri ekstreme.

“Sipas një hulumtimi të PIPOS, gjysma e qytetarëve janë shprehur të interesuar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Humbje e madhe për një vend me moshën më të re në Evropë, dhe prioritet i një qeverie që deklaron se është për interesin e qytetarëve. Kjo është pasojë e qeverisë që po zhytë vendin në varfëri ekstreme. Ngritja e çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit