Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku- Rexhepi, ka thënë se ministrat e deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, flasin atë se çfarë u thotë kryeministri dhe kryetari i partisë, Albin Kurti dhe Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo, ka thënë se edhe deklarimi i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se nuk ka ikje masive të qytetarëve pas liberalizimit të vizave, është me direktiva të këtyre dy personave.
Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se i ka parë edhe vet se si deputetë të kësaj partie u vijnë fjalimet të printuara.
“Flet me fjalë që i thotë Kurti dhe Dejona Mihajli e cila edhe deputetëve u jep fjalimet. Te dera dalin i marrin veç e veç. Me sy te mi i kam parë që ua sjellin fletët deputetëve çka me fol. As ministrat nuk flasin çka duan, sepse e kanë një kryeministër i cili u tregon çka me fol”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.
Ndryshe, akuza se Dejona Mihajli, ka kontroll të plotë ndaj Grupit Parlamentar të LVV-së e ka thënë edhe Haki Abazi ish-deputet i kësaj partie.