Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi blloku A5 i Termocentralit KosovaA ka dalë sërish jashtë funksionit.
Bajrami përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se pushteti “do me i qitë në komë ndërmarrjet publike”.
“Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë.” – ka shkruar tutje ajo.
Më poshtë, gjeni të plotë postimin e deputetes Bajrami:
Pa u bë ende 10 ditë, blloku A5 del prapë jashtë funksionit
Thoshin se do të ndalet ”gjakderdhja finaciare”, këta dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike.
Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë.