Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se përgjatë qeverisjes katërvjeçare të kryeministrit, Albin Kurti, korrupsioni kap shumën e 273 milionë eurove.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, që nga 21 marsi i 2021-ës, vetëm në nivelin qendror janë lidhur 2 mijë e 123 kontrata një burimore në vlerë të 273 milionë eurove.
“Albin Kurti nuk e lufton korrupsionin, nuk e ka bërë që katër vite, kësaj kauze tanimë nuk i beson as Vjosa Osmani e lere më qytetarët e vendit. Albin, Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej 𝟐𝟏 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏, 𝐤𝐮𝐫 𝐣𝐮 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐊𝐫𝐲𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐫 𝐦𝐞 𝟓𝟏% 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟏 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒, vetëm në nivelin qendror janë lidhë 𝟐𝟏𝟐𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫𝐚 (njëburimore) 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐄𝐮𝐫𝐨, prej tyre 𝟏𝟑𝟒𝟖 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë kontrata për herë të parë, ndërsa 𝟕𝟕𝟓 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë aneks-kontrata”, shkroi ajo.
Sipas saj, 273 milionë euro nga arka e shtetit kanë përfunduar te ‘dostat’ e qeveritarëve kundërligjshëm, teksa ka bërë thirrje tek organet e drejtësisë që sa më parë të merren masa ndaj të korruptuarve.
“𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐄𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy. Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu vetën. Unë ju bëj thirrje organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin denimin e merituar”, shkroi më tej Bajrami.