8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Deputetja e LDK: Deklarimet se mosardhja e Bislimit në Komision ishte për mungesë të kuorumit janë shpifje dhe manipulim

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se mosardhja e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është arsye e dështimit të mbledhjes së Komisionit për Integrime e jo mungesa e kuorumit.

Krasniqi i ka quajtur shpifje deklarimet e Qeverisë se mungesa e kuorumit ia pamundësoi raportimin Bislimit.

“Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi refuzoi të marrë pjesë për raportim në Komisionin për Integrim Evropian, duke i ikur përgjegjësisë kushtetuese”, ka shkruar ajo.

“Kjo është e vërteta e vetme, ndërsa deklarimet se mos-ardhja e tij ishte si rezultat i mungesës së kuorumit janë shpifje dhe manipulim. Ata që nuk ishin prezent i takojnë partisë në pushtet. Tani del se gjithçka ka qenë mirë e organizuar nga ta, për të pamundësuar raportimin, sepse duan ta fshehin para qytetarëve se kush në të vërtetë janë ata dhe në çfarë janë të angazhuar. Mashtruesit mbesin mashtrues”, ka shkruar Krasniqi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit