Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka thënë se ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, e ka punësuar gruan e tij në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Bytyqi përmes një postimi në rrjetin social në Faceebok ka shkruar se këto punësime po dëshmojnë se Qeveria Kurti luftën kundër nepotizmit e ka pasur “veç fasadë”.
Postimi i plotë:
Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan e tij në punë të shtetit, si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë. Mirë boll, të paktën po na e dëshmoni çdo ditë se luftimi kundër nepotizmit ka qenë veç fasadë, ashtu si për shumëçka tjetër, vetëm e vetëm për të ardh në pushtet.
Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni.
Rrenca, e propagandues!