9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Deputetja e AAK-së: Praktikantët e VV-së nuk i marrim seriozisht

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka qenë e ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova ku ka folur në lidhje me përplasjet AAK-VV.

Ajo qeverinë Kurti e ka quajtur “qeveri e praktikantëve”, duke thënë se asgjë e mirë nuk mund të pritet nga ta.

“Asgjë e mirë nuk pritet prej një qeverie të praktikantëve dhe të çiftit të Elvisit, ne po e shohim që e kemi një qeveri jotransparente dhe një qeveri që ka shkelur parime dhe premtime që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale, por edhe në programin qeverisës dhe një qeveri e cila po karakterizohet dhe po ballafaqohet me probleme të një pas njëshme, nuk munden me fol për pafajësi, sepse me kaq pak qeverisje, kjo qeveri është mbush me faj deri në maje të kokës dhe këtë po e vuajnë qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Tutje, Kadrijaj është shprehur se “praktikantët” e Vetëvendosjes nuk i merr seriozisht askush.

“Në mungesë të arsyetimit të gabimeve të një pas njëshme dhe të keqmenaxhimit, ata tani po lëshohen në zhargonin e ofendimeve, kështuqë askush këta praktikantët e Vetëvendosjes nuk i marrin seriozisht”, është shprehur ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit