6.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Deputetja e AAK-së, Kurtit: Falë mërgimtarëve u bëre kryeministër, e sot po i quan analfabetë

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas një deklarate të kryeministrit Kurti për mërgimtarët, që duke kritikuar SBASHK-un, dje tha “kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”.

Kadrijaj në profilin e saj në Facebook ka thënë se është i “pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtarët”.

Ajo ka thënë se pasi i “mashtroi deri në përulje, kryeministri tani ka filluar t’i ofendojë mërgimtarët me epitete që ata kurrë se kanë merituar, e aq më tepër kur dihet se ishin ata që mbështetën Kurtin të vijë në pushtet”.

Është i pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtaret tanë.

Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë meritu. Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë.

Liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit