13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Deputetja e AAK-së: Koeficientin e pagave e di vetëm Kurti, nuk e di as ministri i Financave

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur për Ligjin e Pagave që është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës. Ligji i miratuar ka lënë mister vlerën e koeficientit të pagave.

Deputetja, në “DPT te Fidani” të T7, ka thënë se vlerën e koeficientit nuk e dinë as deputetët e Vetëvendosjes, që i kanë dhënë votë këtij ligji.

Ajo ka thënë se këtë përshtypje e ka fituar nga bisedat me miqtë e saj deputetë në VV.

Deputetja ka thënë se informacione të tilla, siç është rasti me vlerën e koeficientin e pagave, ka vetëm kryeministri Albin Kurti.

Ajo ka thënë se informacionet nuk i ka as ministri i Financave, Hekuran Murati, një prej ministrave të afërt të kryeministrit

“Informatat i ka vetëm Albin Kurti. Askush tjetër. As ministri i Financave nuk i di”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit