11.5 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Deputetja e AAK-së: E mira ishte që pamë një Albin Kurt të urtë

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj pasi dështoi të votohej Albin Kurti për kryeministër dhe të qeveriste me qeverinë e re, tha se u erdhi fund përrallave të Vetëvendosjes.

Kadrijaj ka ironizuar duke thënë se Kurti ishte zbutur.

“Mendoj që përrallave të Vetëvendosjes sot ju erdh fundi. E pashë këtë ish ministrin (Hekuran Murati) filloi me i akuzu ish-partitë opozitare për vota. Nuk kam pa askund në histori të njerëzimit, njëjtë kanë vepruar edhe kur kanë kërkuar në konstituimin e Kuvendit…ju e dini që Albin Kurti ka thënë më sprovoni , votoni kryeparlamnetarin se unë i kam votat për qeveri, vërtetë ne e sjellim në sfidën e sotit dhe u pa që Albin Kurti nuk i ka votat dhe sot nuk u votua Qeveria Kurti 3. Por ajo e mira që u pa sot, ishte që e pamë një Albin Kurt të urtë, të përkushtuar dhe në vend që të prezantojë planin qeverisë ai ka folë për punën që ka bërë pa dashtë me thënë se e ka sanksionu vendin dhe është nën sanksione dhe që vendi i ka humbur aleatët dhe si kryeministër nuk ka pritur asnjë vend dhe nuk ka pasë asnjë takim të rëndësishëm”, tha Kadrijaj.

Ajo madje tha se Kurti e ka pranuar Asociacionin.

“A e dëgjuat sepse e ka kundërshtuar dhe më në fund e pranoi se e ka pranuar marrëveshjen e Asociacionit, bile bile edhe aneksin e marrëveshjes. Ish dashtë kjo të bëhet publike në mënyrë që militantët e Vetëvendosje ta kuptojnë qartë se më në fund e pranoi”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit