31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Deputetja britanike thotë se DASH bëri një ekuilibër me deklaratën për lirimin e policëve të Kosovës

- Advertisement -

Deputetja britanike, Alicia Kearns e ka quajtur lloj të bilancit deklaratën e Departamentet të Shtetit Amerikan, ku ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të  kidnapuar brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Ajo në një postim në Twittet ka thënë se deklarata nga DASH tregon  mungesën e përgjithshme të ekuilibrit.

Sipas saj u deshtë një akt agresioni nga Serbia dhe të shohim ekuilibër.

“Ky është lloji i bilancit që nuk e pamë nga SHBA-ja disa javë më parë. Por fatkeqësisht tregon mungesën e përgjithshme të ekuilibrit. Një akt agresioni të ashpër nga Serbia dhe shohim ekuilibër… Një veprim i keqgjykuar dhe përshkallëzues i Kosovës dhe SHBA-së vendos dënime ndaj Kosovës”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit