Deputetja britanike pro Kosovës, Alicia Kearns, e cila para disa ditësh vizitoi Kosovën, ka kërkuar edhe njëherë drejtësi për sulmin në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në një postim në Tëitter, të cilin e ka përcjellë me foton e armatimit të konfiskuar në Banjskë dhe të familjarëve të Afrim Bunjakut, ajo ka rikujtuar faktin se ka kaluar një muaj prej se kryekrimineli Radojçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në veri, mirëpo që i njëjti mbetet i lirë.
Ajo thotë se familja e policit hero meriton drejtësinë.
Postimi i plotë i saj:
Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi.
Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi.
Pa përgjegjësi për rolin e Beogradit.
I kam parë armët, e kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata e meritojnë drejtësinë.
It is now a month since Radoičić admitted guilt for the paramilitary attack on Kosovo with Belgrade provided weapons.
Yet he remains free in Serbia.
With no accountability for Belgrade’s role.
I’ve seen the weapons, and I’ve met Afrim Bunjaku’s family – they deserve justice. https://t.co/BB3qz9dU7K pic.twitter.com/t2vmmCg0SS
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 27, 2023