6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Deputetja britanike pro Kosovës: Serbia po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie

- Advertisement -

Deputetja britanike pro Kosovës, Alicia Kearns, ka ritheksuar qëndrimin e saj se Serbia “ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist” brenda territorit të Kosovës, në kontekst të një replike të reagimit nga Gjermania lidhur me zgjedhjet e përkohshme parlamentare në Serbi rreth të cilave OSBE raportoi se pati një garë “të padrejtë”.

Kearns gjithashtu ka rikujtuar se se Serbia po strehon fajtorin e vrasjes së zyrtarit policor kosovar në sulmin serb terrorist në Banjskë.

“Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj. Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre.” – ka shkruar Kearns në platformën X.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit