26.7 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Deputetja britanike: Përshkallëzim shumë serioz, nëse forcat serbe hynë ilegalisht në Kosovë

- Advertisement -

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga njësitë speciale serbe.

Sipas Kearns, e cila njëherësh është dhe njëra nga deputetet më të zëshme britanike për çështjen e Kosovës, nëse forcat serbe kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz.

”Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.

Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”.

Të ngjashme

Të fundit