20.5 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Deputetja Arbëreshë Krasniqi: Për qëndrimet e Nismës flet zoti Limaj, Haradinaj do të flasë për AAK-në te presidentja

- Advertisement -

Deputetja e betuar e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, është deklaruar sot lidhur me takimin e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike, për të diskutuar zgjidhjen e ngërçit politik, transmeton Klankosova.tv.

Duke komentuar mungesën e ftesës për Fatmir Limajn, liderin e Nismës, Krasniqi tha për Klan Kosova se kjo parti ka dhënë kontribut në të gjitha proceset dhe se presidentja duhet të japë një sqarim për përjashtimin e Limajt.

“Mendoj që presidentja duhet të luajë rolin e saj unifikues dhe mendoj që ajo duhet të japë një përgjigje pse nuk e ka ftuar zotin Limaj në takim, por megjithatë ne jemi deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe do të japim kontributin tonë brenda Kuvendit. Nisma shquhet për një kontribut konstruktiv në të gjitha proceset. “

Sa i përket pjesëmarrjes së Ramush Haradinajt, me të cilin Nisma ishte në koalicion, ajo tha: “Zoti Haradinaj flet në emër të Aleancës, ndërsa qëndrimet e Nismës i përfaqëson zoti Limaj. Jam skeptike për rezultatet e këtij takimi, por nëse zoti Limaj ftohet, ai do të japë kontributin e tij.”/Klankosova.tv.

 

 

Të ngjashme

Të fundit