7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Deputetit i VV-së, Rexhaj: Para kujt po e luan këtë rol Blerim Isufaj?

- Advertisement -

Kanë vazhduar edhe sot sulmet e deputetëve të Vetëvendosjes ndaj Blerim Isufajt, pasi ai ndodhet në krye të Prokurororisë Speciale, e cila dha urdhër për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Krasniqi, i cili ka qenë pjesë e VV-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe për konflikt interesi. Ai dyshohet për disa kontrata milionëshe të dhëna pa publikim të tenderit.

Por, deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, mendon se Isufaj “paska vendosë me lujt rolin e prokurorit, në audicion për pozitën e kryeprokurorit të shtetit”.

“Para kujt po e luan këtë rol? Me udhëzimet e kujt?”, ka shkruar Rexhaj, në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Mbi 60 e sa raste të shënjestruara të krimeve të rënda dhe korrupsionit për përmbushjen e kriterit për Liberalizimin e vizave, prej vitit 2014, askush prej rasteve të nivelit të lartë nuk shkoi në burg”, ka theksuar ai.

“E në ditën e nënshkrimit të vendimit të Liberalizimit të vizave, koordinatori Nacional për rastet e shënjestruara, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, paska vendosë me lujt rolin e prokurorit, në audicion për pozitën e kryeprokurorit të shtetit. Para kujt po e luan këtë rol? Me udhëzimet e kujt? Meqë të gjithë po nxjerrin përfundime vetëm duke ngritë pyetje”, ka shkruar ky deputet i shumicës.

Më herët, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, nuk ka mundur të përmbajë inatin ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, një ditë pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorime në disa tenderë; një prej tyre 3.4 milionë euro.

Në Prokurorinë e Shtetit, sipas Kurtit ekziston një disponim negativ politik ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, Blerim Isufaj është kundër fitores së 14 shkurtit.

Në vazhdim Kurti ka “rrëmuar” pak edhe në biografinë e Isufajt. “Bëhet fjalë për një kryeprokuror i cili është i mirënjohur në skenën tonë publike që në rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Hasanaj e kategorizojë si vetëvrasje ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish-drejtorit të informimit në Kryeministri, Hamdi Sopa e shndërrojë në vrasje”.

Isufaj, nga viti i kaluar është propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për kryeprokuror të Shtetit.
Edhe pse nuk është kompetencë e tij, Kurti ka thënë se Isufaj kurrë nuk do të bëhet kryeprokuror.

“Është siklet i madh dhe është mbështetje e madhe për një njeri i cili përkundër tre krerëve shtetërorë, përkundër përvojës së hidhur që ka i gjithë vendi me të dëshiron të bëhet kryeprokuror”.

Sulme ndaj Isufajt ka pasur edhe dje nga deputetë e anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Adnan Rrustemi, Salih Zyba, Halil Thaçi, Dejona Mihali etj.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se targetimi i prokurorëve dhe gjykatësve nga pushteti është veprim i shëmtuar.

Në një reagim në Facebook, Miftaraj ka thënë se kjo është sjellje e papranueshme dhe e dëmshme.

“Kushtetuta e Kosovës nuk e duron një sjellje të tillë. Veprim kundër vlerave që i kërkon sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”, ka theksuar Miftaraj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit