28.6 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Deputeti Veton Berisha denoncon në polici një anëtar të partisë së Elbert Krasniqit: Më sulmoi, më kërcënoi dhe më ofendoi

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka denoncuar në polici një incident të ndodhur pas një takimi zyrtar në Qeveri, ku sipas tij është sulmuar, ofenduar dhe kërcënuar nga një anëtar i kryesisë së partisë së ministrit Elbert Krasniqi.

Përmes një deklarate publike, Berisha ka bërë të ditur se pas përfundimit të takimit dhe fjalimit të tij të mbajtur në prani të kryeministrit, ai është përballur me Fazli Stollajn – anëtar i kryesisë së Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës.

“Me keqardhje më duhet të ndaj me ju një ngjarje e padëshirueshme. Ju njoftoj që dje, pas takimit në Qeveri dhe pas fjalimit tim që e kam publikuar – e që të gjithë e keni parë – në dalje nga ai takim jam sulmuar, ofenduar dhe kërcënuar nga Fazli Stollaj, anëtar i kryesisë së Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës,” ka deklaruar Berisha.

Postimi i plotë:

⛔️Dje jam SULMUAR, jam KANOSUR dhe jam OFENDUAR nga FAZLI STOLLAJ anëtar i kryesisë së IRDK-së parti kjo e drejtuar nga ministri Elbert Krasniqi! ⛔️

Kjo ka ndodhur dje në objektin e Qeverisë së Kosovës pas fjalimit tim drejturar në takimin e organizuar nga zyra e kryeministrit për qështje të komuniteteve me rastin e shënimit të “24 Qershorit” ditës memoriale të komunitetit Egjiptian!

Si duket fjalmi im i sinqert ishte i padurueshëm për
z.Stollaj dhe plotë të tjerë aty!

E gjithë ngjarja ka ndodhur me przencën e pjesëmarrësve të takimit!

Sigurisht pas pritjes për një kërkimfalje sot kam vendosur rastin të ja besoj drejtësisë duke e denoncuar z. Stollaj në POLICINË e Kosovës!

Ne vazhdojm me i përfaqësu egjiptianet ashtu siç na ka hije!
Ne e kemi guximin për të e thënë të vërtetetën! Shih videon e publikuar!

I tronditur nga ngjarja
Veton Berisha

Të ngjashme

Të fundit