16 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Deputeti ukrainas në KiE: Sulmi terrorist në Kosovë më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë

- Advertisement -

Deputeti ukrainas në Këshillin e Evropës, Oleksandr Merezhko, gjatë një diskutimi në Asamblenë Parlamentare, për sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë, ka thënë se ia kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë.

“Situata në Kosovë është vërtet shqetësuese dhe më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2014. Stili i përfshirjes duket i njohur, sikur dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Putinit”, ka deklaruar ai, teksa ka thënë se Rusia po tenton të nisë një luftë tjetër në Ballkan, përcjell Reporteri.net.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që Rusia me ndihmën e përfaqësuesve të saj në Ballkan, po përpiqet të provokojë një luftë të re ballkanike për të larguar vëmendjen nga pushtimi në Ukrainë”.

Sipas tij, Serbia e ka përdorur si mjet politik çështjen e komunitetit serb në Kosovë për të nisur diçka më të madhe.

“Çdo shtet ballkanik, duke përfshirë edhe ata të krijuar si rezultat i një gjenocidi të kryer kundër tyre, meritojnë të jenë të pavarur dhe të lirë nga ndërhyrjet e jashtme. Disa shtete në Ballkan duhet të ndalojnë përdorimin e pakicave kombëtare në shtetet fqinje si një mjet politik kundër sovranitetit të atyre shteteve”, ka deklaruar ai në KiE.

Për t’u bërë Serbia anëtare e Bashkimit Evropian, Merezhko tha se duhet plotësuar disa kushte.

Të ngjashme

Të fundit