Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, ka reaguar pasi qeveria në detyrë ndau 100 euro për studentët, vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Rashiti e ka quajtur këtë vendim si korrupsion dhe klientelizëm institucional.
Sipas tij, ky ‘manovrim’ është edhe ilegal.
“Jo vetëm që ky manovrim është korrupsion dhe klientelizëm institucional, por sipas mendimit tim është edhe i paligjshëm për një qeveri teknike.”, shkroi ai