23.4 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Deputeti shqiptar në Zvicër: Glauk, je në rrezik – Të jesh afër Albin Kurtit si afër Enver Hoxhës

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, i ka propozuar Glauk Konjufcës, tërheqjen nga Vetëvendosje, duke e konsideruar rrezik për të.

Sipas tij, të jesh afër Kurtit është “si me qenë afër Enver Hoxhës”.

Ai e këshilloi Konjufcën të largohet nga LVV-ja dhe ta tregojë pavarësinë politike.

“Këshilla ime për Glauk Konjufcën – Glauk, mendohu seriozisht për tërheqjen nga LVV. Kjo do të ishte një hap i mençur nëse dëshiron ta shpëtosh dhe ta forcosh karrierën tënde politike. Një vendim i tillë do të të hapte mundësi të reja dhe do të tregonte pavarësinë tënde politike. Sepse mes meje e teje, me qenë afër Kurtit është si me qenë afër Enver Hoxhës… kujtoje kur papritmas i largonte të gjithë rreth vetes. Edhe ti, Glauk, je një rrezik për Kurtin, sepse në opinionin publik dukesh më i matur dhe më i balancuar se ai. Mos e harro këtë.”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit