Arbër Gashi, deputet në Parlamentin e Suedisë përmes një lidhje në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i rëndësishëm për hyrje në komunitetin evropian.
Ai është shprehur se kjo gjë është e rëndësishmë edhe për popullatën e Kosovës që sipas tij, të drejtat e tyre të forcohen.
“Këshilli i Evropës është organizata kryesore e kontinentin tonë për të drejtat e njeriut dhe të gjitha shtetet anëtare së bashku nënshkruan konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
“Nëpërmjet konventave dhe shtetet anëtare që e nënshkruan, do të thotë promovon tani dhe e monitoron Këshilli i Evropës progresin në këto fusha, kështuqë anëtarësimi i Kosovës është shumë i rëndësishëm sa i përketë edhe hyrjes në komunitetin evropian dhe të afrohet më shumë me shtetet e tjera, por poashtu është e rëndësishme për popullatën e Kosovës që të drejtat e tyre të forcohen”, është shprehur ai.