Pas dështimit të votimit të Qeverisë Kurti 3, ka reaguar deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
“Ai ka thënë se Kosovës i duhen zgjedhje të reja dhe një qeveri e re e udhëhequr nga PDK. Për nëntë muaj me radhë, Albin Kurti pretendonte se i kishte numrat për të formuar qeverinë. Sot u vërtetua se gjithçka ishte një mashtrim i madh. PDK që nga fillimi ka qenë e vendosur: nuk do të ketë më qeveri Kurti. Tani vendit i duhen zgjedhje të reja dhe një qeveri e re, e udhëhequr nga PDK. Ne nuk do të ndalemi”, ka thënë Shala në një postim në Facebook.






