-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Deputeti Rrustemi insiston se s’ka Asociacion në marrëveshje, anipse Kurti e pranon që ka

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi, duket se ende nuk beson se në marrëveshjen e Brukselit dhe atë të zbatimit që u dakordua në Ohër, nuk ka Asociacion. Ai në një intervistë në RTV DUKAGJINI ka insistuar se “s’ka Asociacion”. Anipse jo më larg se javën e kaluar vet Kryeministri Kurti në një intervistë për Al Jazeera e kishte pranuar se marrëveshja përmban edhe Asociacionin.

“Fjala e termi Asociacion në marrëveshje nuk përmendet në asnjë rast, tekstualisht. Pika, vetëmenaxhues, menaxhimi është nocion ekonomik, nuk ka drejtim nuk ka udhëheqje. Nuk është qeverisje. “ – tha deputeti Rrustemi.

Çka kishte thënë Kurti?

Al Jazeera, medium i njohur globalisht, ka publikuar një dokumentar me dy pjesë, ku flitet për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në të dy pjesët, njëri nga folësit është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në këtë intervistë, Kurti është pyetur për Asociacionin, serbët dhe marrëdhëniet e qeverisë qendore me serbët lokalë.

“Një pyetje direkte. Asociacioni, po apo jo?” – e pyet gazetari i njohur kosovar, Eki Rrahmani, që punon si producent në Al Jazeera.

Sigurisht, Kurti nuk u përgjigj me vetëm po ose jo. Megjithatë, Kurti e pranoi se e ka pranuar themelimin e Asociacionit, por vetëm “si paketë”.

“Natyrisht, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Sidoqoftë, kjo është pjesë e Marrëveshjes Bazike tani. Neni 7 thotë se “Komuniteti serb duhet të ketë vetëmenaxhim”. Në anën tjetër, neni 10 thotë se “të gjitha marrëveshjet paraprake të nënshkruara duhet të zbatohen”. Pra, unë nuk po e mohoj atë, sidoqoftë vetëm si pjesë e një pakoje të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës me njohje reciproke. Nuk mund të zgjedhni nga 39 marrëveshjet paraprake, një që është e preferuara juaj, thuajse sikur të ishte një byfe suedeze, ku e zgjedhni ushqimin tuaj të preferuar, as ta vendosni para Marrëveshjes Bazike. Si paketë, unë thashë po” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit