5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Deputeti Reçica nesër flet në Strasburg për krizën energjetike

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka bërë me dije se nesër (e enjte) në Strasburg do të flasë për krizën energjetike.

Njoftimi i Reçicës në Facebook:

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë, sot në Strasburg, në Parlamentin Evropian, hapi punimet e takimit të tetë të tij, me ç’rast pritet të shkëmbehen pikëpamjet për gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Ky takim është i veçantë duke qenë se po mbahet nën rrethana të një krize ekonomike dhe jo vetëm, e cila e ka kapluar edhe Kosovën. Prandaj, më shumë se kurrë dhe sa më parë na duhet një koordinim dhe bashkëveprim me Bashkimin Evropian për ballafaqimin me këtë krizë por edhe tejkalimin e saj.

Në këtë kuadër, me rastin e fjalës sime, që do ta mbaj nesër, në ditën e dytë të punimeve të KPSA-së, ku do të flas për krizën energjetike dhe ndikimin e saj në rimëkëmbjen pas pandemisë, do të vë theksin në domosdoshmërinë e qasjes së Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për rimëkëmbjen pas pandemisë dhe përballimin e krizës, veçanërisht në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë, digjitalizimin, efiqiencën e energjisë dhe tranzicionin energjetik që është i pashmangshëm, përveçse i dobishëm e i nevojshëm.

Në fund të punimeve, Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë pritet të miratojë Deklaratën e Përbashkët me Rekomandime për institucionet ekzekutive të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit