23.5 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Deputeti Kurti pret në takim dy deputetë britanikë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim dy deputetë të Mbretërisë së Bashkuar.

Në një komunikatë nga zyra e tij, është thënë se Kurti me Martin Vickers e Paul Foster foli për marrëdhëniet bilaterale.

“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe atë në fushën e mbrojtjes. Nga ana e kryeministrit Kurti, u veçua mikpritja dhe pjesëmarrja e Kosovës në ushtrimet ndërkombëtare të Defender Europe 2025. Ai theksoi investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit – duke shënuar rritje prej 123% të numrit të ushtarëve gjatë katër viteve të fundit krahas investimeve në armatim– si dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit në industrinë ushtarake si një fushë e re dhe me potencial për partneritetin Kosovë–Mbretëri e Bashkuar.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti foli për sektorët strategjikë të ekonomisë, me fokus të veçantë në projektet e infrastrukturës hekurudhore dhe sektorin e teknologjisë, si fusha me potencial të lartë për investime dhe bashkëpunim” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit