9.1 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Deputeti Kurti emëron drejtor të Agjencisë për Regjistrim Civil

- Advertisement -

Në një mbledhje elektronike të qeverisë në detyrë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Jetmir Hazirin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Krahas këtij vendimi, në mbledhjen elektronike janë marrë edhe dy vendime financiare.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se është:

“Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet);

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për Riformulimin e pikës 2. të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025;

Emëruar z. Jetmir Hazirin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Gjykata Supreme ka përcaktuar që ka konflikt interesi dhe është antikushtetuese mbajtja e dy pushteteve, deputet dhe pjesëtarë qeverie: dhe për më tepër, edhe në vendimet gjyqësore në PZAP, Albin Kurti, përcaktohet si “Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës” dhe jo kryeministër në detyrë.

Të ngjashme

Të fundit