23.3 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Deputeti Krasniqi kritikon VV-në: Politizimi i protestës së djeshme, dëshmi sa të ndarë jemi si shoqëri

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, e ka kritikuar VV-në për politizim të protestës së djeshme, e cila kishte për qëllim kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka vlerësuar se politike i kësaj proteste tregon se sa e ndarë është shoqëria kosovare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se dje nuk ka pasur rëndësi kush e ka votuar apo jo Gjykatën Speciale.

“Politizimi i protestës së djeshme është dëshmi sa të ndarë jemi si shoqëri. Dje nuk ka pasur rëndësi kush e ka votuar apo jo Gjykatën Speciale. Rëndësi kishte vetëm kërkimi i drejtësisë dhe mos devijimi i rrugës për të cilën është themeluar kjo gjykatë. Nuk e kuptoj pse ju pengon kaq shumë! Jo të gjithë kanë qenë pjesë e luftës, por lirinë dhe të mirat e saj po i shijojmë dhe jetojmë njëjtë. Mosguximi i atëhershëm mund të kuptohet, por qëndrimi kundër sot është i pakuptimtë”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit