23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Deputeti Kraki thotë se është specialist i old timer-ave, jep “një informatë që pak kush e di”: Vetura ime s’ka rrip sigurie

- Advertisement -

Deputeti Nezir Kraki ka dhënë sqarime me ‘‘një informatë që pak kush e di’’ rreth makinës që ai është parë duke e drejtuar në qytet e që është një makinë e vjetër të cilave u referon si ‘‘old timer’’.

Kraki në sqarimin e tij e ka dhënë rreth çështjes së mungesës së rripit të sigurisë në makinën e tij, duke thënë se rripi i mungon pasi makina e tij është prodhuar në vitin ’66, ndërsa rripi i sigurisë ka filluar të vendoset në makina një vit më pas.

Në postimin e tij Kraki ka shkruar se ‘‘sqarim dhe mësim gratis rreth historisë së automobilit’’.

Po ashtu, deputeti e ka cilësuar vetën si ‘‘specialist i old timer-ave’’.

Të ngjashme

Të fundit